Kamionë me ushqime drejt zonave të prekura nga tërmeti

Shqiptarët e Luginës së Preshevës bëjnë thirrje për ndihma për të prekurit nga tërmeti. Organizata dhe institucione janë angazhuar dhe njerëzit në vazhdimësi sjellin gjëra ushqimore dhe sende të tjera të nevojshme për kalimin e krizës.

Ata thonë se gati çdo familje ka ndarë nga një gjë dhe kamionët janë duke u nisur menjëherë pasi mbushen shpejt me ndihmat.

Organizatorët thonë se pas apelit të bërë, fluksi i qytetarëve është shtuar dhe grumbullimi vazhdon gjatë gjithë kohës që prej orëve të mëngjesit.

Qytetarët ndjehen të pikëlluar dhe thonë se dhimbja e tyre është e madhe për ngjarjen që e ndjekin në vazhdimësi. Shqipërisë thonë se ia kanë borxh.

Në Serbi tërmeti në Shqipëri është kthyer në ngjarje në media dhe vëmendje kanë marrë shpëtimtarët nga Beogradi. Kësaj radhe mijëra komente ngushëllimesh janë bërë nga e tërë Serbia.

Tv Klan