Presidenti i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi.

Pasi kreu i qeverisë tha se Skrapari i ka dhënë gjithçka Ilir Metës, Blushi thotë se Skrapari është gjëja më e shtrenjtë që ka patur Meta.

Po ashtu Blushi thotë se dashuria e Metës për atdheun është gjëja që Rama nuk mund të blejë dot.

“Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit.  Skrapari gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë. Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun”, tha Rama./tvklan.al