Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se asnjëherë nuk është e mjaftueshme të tregohet nderimi për heroizmin e të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë vizitës së saj në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë të Drenicës, Presidentja Osmani, deklaroi mes tjerash se ata bën sakrificën më sublime duke dhënë jetën në mbrojtje të atdheut.

“Sot në prani të familjarëve e bashkëluftëtarëve, po nderojmë heroizmin e të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Atyre që e bënë bazamentin dhe themelet e shtetit tonë të pavarur. Ata të cilët dhanë më të shtrenjtën e tyre, bënë sakrificën më sublime duke dhënë jetën në mbrojtje të atdheut, e në mbrojtje të të gjithë qytetarëve tanë. Kurrë nuk është e mjaftueshme për të treguar nderimin tonë për ta. Sepse as liria as shteti ynë nuk do të ishin të mundur pa ta. Sot e përherë e bëjmë këtë nderim edhe përkujtojmë heroizmin e tyre, i cili duhet të vazhdojë të jetë shembëlltyrë edhe për brezat e gjeneratat që vijnë pas nesh. Lavdi të gjithë heronjve të kombit tonë, lavdi të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I përjetshëm do të jetë kujtimi i tyre, sepse gjaku i tyre nuk do të humbas kurrë”. /klankosova