Gjatë eventit të Apple ‘Far Out’ të mbajtur pasditen e sotme janë prezantuar modelet e reja të iPhone 14 dhe versionet Pro së bashku me AirPods Pro, Apple Watch Ultra dhe Watch Series 8. Për iPhone 14 janë prezantuar 4 versione 14, 14 Plus, Pro dhe Pro Max, të gjithë me bateri që zgjat ‘gjithë ditën’.

Shitjet e para do të nisin më 16 Shtator me një çmim fillestar prej 999$ për versionin e ri iPhone 14 Pro 1099 Dollarë për iPhone 14 Pro Max. Modelet e reja vijnë në 4 ngjyra si lejla e errët, ngjyrë ari, argjend dhe të zezë.

I bërë për të rezistuar gjatë me material qeramike ndërthurur me çelik, rezistent ndaj ujit modelet e reja vijnë në dy përmasa ekranesh 6.1-inch modeli Pro dhe 6.7-inch Pro Max.

Risi tek modelet e reja është ‘ishulli dinamik’ që është një ndërthurje mes hardware dhe software për të shfaqur njoftimet, thirrjet e FaceTime dhe shumë funksione të tjera. Përmes këtij funksioni ju mund të bëni disa gjëra njëkohësisht në telefonin tuaj, ku përveç njoftimeve mund të kontrolloni muzikën, hartën apo aplikacione të tjera ndërkohë që jeni duke luajtur apo shkruajtur me miqtë.

“Fotoja juaj, shkrimi juaj, widgets tuaja, iPhone juaj”

iOS 16 ju lejon ta përshtasni ekranin tuaj sipas preferencave tuaja me më shumë kontroll.

Ekrani i ri është 2 herë më i shndritshëm se më parë, edhe gjatë ditës me diell.

Tani ju nuk do të humbisni kurrë me telefonin tuaj dhe shërbimin satelitor (të disponueshëm nga muaji Nëntor) flijeni mendjen. Nuk keni pse të shqetësoheni më për operatorin tuaj telefonik apo Wi-Fi, sepse iPhone ju mundëson të dërgoni mesazhe përmes satelitëve.

Ky shërbim do të ofrohet falas për 2 vite për gjithë blerësit e modeleve të reja.

Kamera e re 48MP me sensorin quad-pixel mundëson 4 herë më shumë cilësi, ndërsa videot në cinematic mode në 4K HDR me 24 frames për sekond janë me cilësinë më të lartë që mund të xhironi me çdo telefon.

Modelet e reja vijnë me A16 Bionic, ndërsa bateria zgjat gjithë ditën. Deri në 29 orë kohëzgjatje duke luajtur video në modelin Pro Max dhe deri në 23 orë me versionin Pro.

Gjërat bëhen më të lehta me eSIM. Tani në iPhone nuk do të duhet të vendosni një kartë fizike, por mjafton të konfiguroni telefonin në mënyrë dixhitale me ofruesin e shërbimit tuaj telefonik.

Përmes eSIM ju mund të shtoni disa numra dhe plane të ndryshme në të njëjtin telefon. Pra, mund të përdorni më shumë se 1 numër në telefonin tuaj.

Rezervimet për modelet e reja kanë nisur dhe ju mund të bëni tuajin iPhone 14 duke filluar nga 799$ për modelin e thjeshtë 128GB iPhone 14 deri në 1599$ për versionin 14 Pro Max 1 TB. /tvklan.al