Përmes një video-mesazhi, Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer.

Bashkëshortja e trashëgimtarit të fronit në Britaninë e Madhe, Princit Uilliam, është tërhequr nga takimet dhe aktivitetet zyrtare që nga Janari, pasi ju nënshtrua një operacioni abdominal.

Në atë kohë, Middelton pranon që nuk ishte në dijeni të sëmundjes kancerogjene, ndërsa ju desh t’i nënshtrohej analizave të specializuara.

“Këto kanë qenë dy muajt e mi më të vështirë”, u shpreh Princesha 42-vjeçare, e cila pranoi që ka nisur kimioteprapinë që në Shkurt, duke i paraprirë rikuperimit të shpejtë të saj.

“Ekipi im mjekësor më këshilloi që t’i nënshtrohem një cikli kimioterapie parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të atij trajtimi. Në këto momente mendoj për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Ju nuk jeni vetëm.

Ky video-mesazh mbi gjendjen e saj shëndetësore vejn në një kohë kur rrjeti po ziente nga mungesa e saj e gjatë si asnjëherë më parë në publik, aq sa ngritën edhe teori konspirative.

Kesington Palace, njëjtë si me rastin e Mbretit Charls, nuk ka dhënë më shumë detaje për sëmundjen dhe fazat e kancerit, por megjithatë beson në shërimin e shpejtë të Princeshës.

Po ashtu beson edhe Kate Middelton, e cila u shpreh se deri më tani gjithçka po shkon siç duhet, ndërsa ndau një falenderim për bashkëshorit Princin Uilliam dhe se në dijeni për sëmundjen e saj janë vënë edhe fëmijët. 

Lajmi i dhënë ka tronditur së tepërmi britanikët, të cilët shprehen se Princesha Kate është shumë e re.

Tv Klan