Princi Philip ka kaluar një tjetër natë i shtruar në Spitalin e King Edward VII në Angli. Burime pranë Pallatit Mbretëror kanë bërë me dije se është nata e tretë që Duka qëndron në ambientet e spitalit, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është shumë mirë.

Pallati Buckingham ka deklaruar se ai po mbahet në vëzhgim nga mjekët dhe po merr trajtimin e duhur, por duke mos dhënë shumë informacione.

Duka, i cili u tërhoq nga detyrat zyrtare mbretërore në vitin 2017, pritet që të qëndrojë për disa ditë i shtruar, ndërsa nga ana tjetër Mbretëresha nuk e ndryshoi orarin e saj për t’u larguar në drejtim të Pallatit Buckingham për të filluar me përgatitjet festive. /tvklan.al