Një avion i kompanisë “Turkish Airlines” ka dalë nga pista në Aeroportin e Prishtinës për shkak të reshjeve të shiut.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Aeroportit “Adem Jashari”, ku ka bërë me dije se është pezulluar aktiviteti si dhe janë ndërprerë fluturimet deri në normalizimin e situatës.

Në këtë avion duhej të ishte edhe ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga bashkë me ekipin e saj që kishin për destinancion Aman-in e Jordanisë për një konferencë ndërkombëtare, raporton Klan Kosova./tvklan.al