Dhjetë persona, mes tyre organizatorë dhe pjesëmarrës në protestën e të premtes në Devoll janë proceduar penalisht nga policia.

Ata akuzohen për organizim, pjesëmarrje në protesta të paligjshme dhe pezullim të qarkullimit të mjeteve.

Një ditë më parë banorët e zonës së Devollit bllokuan për një orë rrugën Korçë- Kapshticë në shenjë proteste kundër rritjes së çmimit të naftës dhe taksat e larta. /

abcnews.al