Edi Rama e ka akuzuar opozitës se duke bojkotuar parlamentin po bllokojnë vettingun, per t’ju bërë mburojë gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të cilët i ka cilësuar si vrasës.
“
Qindra krime të rënda janë krime të përsëritura nga kriminelë të arrestuar nga policia dhe të liruar në sallë nga gjyqtarë të korruptuar, për të cilët na duhet Vettingu. Është e vetmja rrugë për të çliruar popullin dhe policinë nga kthetrat e këtyre killerave, që sot mbrohen nga bojkoti i Parlamentit. Ata killera të veshur me toga të zeza kanë vite që i bien me çekiç kokës të gjitha nënave që kanë humbur bijtë, të gjitha femrave të dhunuara e me radhë
”, ka thënë Rama
Kryeministri ju kërkon forcave të policisë të kujtojnë filozofin Emanuel Kant sa herë që ata sulmohen nga politikanet.
Qëndrimet e tij kryeministri i ndau me uniformat blu në një takim të organizuar nga Ministria e Brendshme të zhvilluar për promovuar femrën në Policinë e Shtetit, ku për të treguar forcën e gruas sfidojnë burrat duke sjellë si shembull police Rezin, një ish-basketbolliste qe i është bashkuar prej vitesh policisë se shtetit./ TV KLAN