Të gjitha rrugët të çojnë në Romë. Historia e bukëpjekësit nga Kosova në periferi të Beogradit ka vazhduar. Tani pa koka derri, por me parulla për Kosovën dhe mbishkrimin ‘pa respekt nuk ka biznes’. Të indinjuar me shqiponjën dy krenare që vëllai i pronarit ka nxjerrë në rrjetet sociale në një çast diku në qendër të qytetit, ka nxitur reagime. Ata u sugjerojnë që ta mbyll dyqanin dhe të ikin vetë nga ky vend, pasi aty nuk është i mirëpritur.

Organizata dhe parti politike kanë apeluar tek pushteti ta ndalojë këtë tubim, por kjo nuk ka ndodhur.

“Motoja jonë është që ne askënd nuk e urrejmë. Këtu jetojnë shumë pakica e kombe, por kurrë nuk ka pasur problem deri më tani. Ne kemi të drejtë që më të mos përdorim produktet e tij dhe nuk do të blejmë aty. Kjo është porosia që duam ta çojmë”,

thotë Millosh Simoviç nga Këshilli Organizativ i Protestave

.

Kjo grua është e vetmja në mbështetje të pronarit Mon Gjuraj. Ajo thotë se bukëpjekësi nga Prizëreni e ndihmon për sëmundjen e të bijës pasi trajtimi është i shtrenjtë dhe e ka mbështetur me organizimin e donacioneve. Gjura, siç i thonë, nuk duhet të ikë.

“E njoh bukëpjekësin tonë Gjurën dhe na ka ndihmuar shumë për të trajtuar sëmundjen dhe për nevojat e tona të përditshme, për gjëra që është dashur t’i bëjë shteti dhe kjo nuk duhet të ndodhë”,

thotë Ljiljana Dragojlloviç.

Mbështetja e qytetarëve dy ditë më parë, për të ngrënë byrekë, nuk i ka ndaluar të thonë mendimin e tyre. Bukëpjekësi, siç thonë, i ka ofenduar. Gjuraj ka edhe një dyqan tjetër në një pjesë të kësaj lagjeje. Për tek dyqani i dytë janë nisur protestuesit për ta parë nëse atje punon. Thonë se serbët janë mikpritës për ata që kanë respekt, ndaj me vete kanë marrë bukë e kripë e zemër, por shqiponja nuk tolerohet. Në masë ka edhe të tillë…

Arrijnë tek dyqani i dytë dhe thonë se më nuk do të merren me këtë çështje nëse nuk ka provokime të reja. E shpallin të mbyllur protestën e tyre. Për Gjurajn ka ngelur ta shohë si rrjedh situata dhe ka refuzuar mediat.

Tv Klan