Një protestues ka pësuar gjendje të fikëti ndërkohë që kishte hipur mbi skelën e vendosur në derën e Kryeministrisë. Siç mund të shihet në këto pamje të siguruara nga

tvklan.al,

ai është ulur nga skela nga protestuesit e tjerë.

Kanë qenë këta të fundit që e kanë marrë në krahë, për ta ulur më pas në tokë, ndërkohë pranë të lënduarit kanë shkuar edhe punonjës të ndihmës së shpejtë.

Protesta e thirrur nga opozita ka përshkallëzuar në dhunë. Protestuesit kanë hedhur shashka e molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke thyer edhe një prej xhamave të derës së godinës.

Ndërsa efektivët e policisë kanë hedhur ujë në drejtim të protestuesve për t’i larguar nga hyrja e saj, si dhe gaz lotsjellës.

Partia Demokratike raporton se ka disa protestues të lënduar nga gazi lotsjellës

./tvklan.al