Pse fëmijët duhet të hanë mëngjes

Pse fëmijët duhet të hanë mëngjes

14:24 20/11/2019

Sipas një studimi të kryer së fundmi, fëmijët që konsumojnë rregullisht vaktin e mëngjesit kanë rezultate më të larta në shkollë.

Studiuesit e universitetit “Leeds” treguan se rreth një e treta e nxënësve të përfshirë në studim, shumë rrallë ose asnjëherë nuk e hante mëngjesin. Ndërsa më shumë se gjysma thanë se e bënin këtë shumë shpesh.

Katie Adolphus tha: Nxënësit e shkollave të mesme janë në disavantazh nëse nuk janë duke konsumuar mëngjes, sepse nuk lejojnë që truri i tyre të marrë energjinë e nevojshme për të qenë aktiv për fillimin e ditës së shkollës. Evitimi i mëngjesit ose konsumimi i ushqimeve të varfra në vlera ushqyese rrit mundësitë për rezultate të dobëta në shkollë.

Studimi i kryer nxjerr në pah rëndësinë e vaktit të mëngjesit për nivele të larta në edukim. Sipas tij, vetë shkollat duhet të mundësojnë mëngjesin për nxënësit.

Raporti i publikuar pasqyron prova sesi një mëngjes i shëndetshëm përmirëson arritjet e fëmijëve në shkollë, rrit përqëndrimin e tyre në klasë, gatishmërinë për të mësuar dhe për të qenë korrektë./tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi