amerikani-per-drogenPërderisa është e vështirë të ndalohet, përse të mos legalizohet. Ky është qëndrimi personal  i Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford për kanabisin në Shqipëri në një intervistë për televizionin Klan.

Duke thënë se prodhimi, tregtimi dhe eksporti ilegal i hashashit është gjithmonë e me evident, Crowford thotë së do ishte mirë që gjithë ky zinxhir i jashtëligjshëm të formalizohej nën një mbikqyrje të rreptë nga shteti.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë shpjegon përfitimet që mund të ketë ekonomia shqiptare nga legalizimi i kanabisit.

Crawford jep disa shembuj se si kanabisi është legalizuar në disa shtete të Amerikës.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë e trajton çështjen vetëm në  aspektin ekonomik, duke e lënë të hapur për diskutim nga ekpertët detajet sesi mund bëhet legalizimi i kanabisit në vendin tonë. Kanabisi që prodhohet në Shqipëri dhe tregtohet jashtë shtetit kap vlerën e miliarda eurove.