Mbappe realizon në fitoren 3-1 ndaj Nice

Pari Sen Zhërme është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Fracës, pasi mundi 3-1 Nicën. Rrugën drejt fitores e hapi Mbape, i cili realizoi golin e parë.

Parisi që është edhe fituesi në fuqi i Kupës së Francës do të përballet në ndeshjen e ardhshme me Renë.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Lionit dhe ekipit të ligës së dytë Valensien. Këto ndeshje do të zhvillohen në fillim të muajit Prill.

Tv Klan