pukeEfektivët policisë se Pukës në bashkëpunim me forcat RENEA kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë të 65-vjeçarit nga gremina. Trupi mendohet se i përket  Pjetër Uksenaj. Viktima, një bari  nga fshati Aprripa e Gurit, kishte rënë në një greminë teksa po kulloste bagëtinë. Ishin famijarët ata që e gjetën trupin e pajetë dy ditë më parë, por për shkak të lartësisë dhe terrenit të vështirë u desh ndërhyrja e forcave policore për nxjerrjen e trupit të bariut.

Nga hetimet e para 65-vjeçari mendohet se ka rrëshqitur dhe ka humbur jetën për shkak të lartësisë prej më shumë se 100 metrash të greminës.

 

Redaksia/e.k