Në çdo dalje të tij publike, qoftë në vizita zyrtare apo samite ndërkombëtare, presidenti rus Vladimir Putin flet në gjuhën e tij, duke e refuzuar anglishten e madje duke ngjallur dyshime nëse ai e zotëron mire atë.

Mirëpo përpara studentëve të pranishëm në Festivalin Botëror për të Rinjtë, i organizuar në Soçi, si rrallëherë, Putin shfaqi aftësitë e tij si poliglot, ndonëse jo me aksentin më të mirë të mundshëm.

Presidenti rus zgjodhi të përshëndesë të rinjtë në anglisht, por në mbyllje të fjalës së tij nuk harroi të çmonte vlerat dhe bukurinë e Rusisë, duke thënë se me largimin nga vendi ata do të lënë një pjesë aty./Tv Klan