Rapperi amerikan, XXXTentacion është qëlluar për vdekje në SHBA. Sipas BBC reperi 20-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Jahseh Onfroy është qëlluar nga një person rreth orës 16:00 të së hënës, ndërkohë që largohej nga një dyqan motorash në Florida.

Policia e Broward deklaron se XXXTentacion u dërgua në spital menjëherë pas ngjarjes ku edhe u shpall i vdekur.

Reperi XXXTentacion u bë i famshëm pas publikimit të  këngës “Look at Me” që u bë virale në rrjetet sociale në vitin 2016-të.

Ai është përshkruar shpesh si një nga artistët më kontraversë, por karriera e tij ishte lënë në hije nga problemet  ligjore pasi reperi po përballej me 15 akuza për dhunë në familje.

/tvklan.al