Një 42-vjeçar ka terrorizuar pushuesit në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Policia e këtij qyteti në një njoftim për mediat bën me dije se 42-vjeçari është përfshirë në një konflikt të çastit dhe ka qëlluar me armë në ajër.
Mësohet se 42-vjeçari Luçio Rroko, është shpallur në kërkim, pasi mësohet se pas sherrit është larguar me shpejtësi nga plazhi.
Autoritetet sqarojnë se po krehin zonën për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.
Nën drejtimin e prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al