“Nuk lejonte fëmijët të shkonin në shkollë për shkak të besimit fetar”

Për 30 minuta, forcat RENEA kanë rrethuar banesën e Ronald Kryemadhit, që pasi është konfliktuar fizikisht me punonjësit e policisë ka hyrë në banesë dhe ka tentuar të qëllojë më kallashnikov punonjësit e policisë”.

Ky që shihni në këtë foto është Ronald Krymadhi, që mëngjesin e së mërkurës, kundërshtoi me armë shoqërimin në gjykatë.

Kryemadhi është në arrest shtëpie, pasi akuzohet se nuk ka lejuar fëmijët e tij që të shkojnë në shkollë. Efektivët e komisariatit të Kamzës kanë shkuar në banesën e tij për të bërë shoqërimin në gjykatë, por pasi i ka kundërshtuar fizikisht ka qëlluar me armë në drejtim të tyre.

“Ky shtetas ka kundërshtuar policinë dhe nëpërmjet kallashnikovit ua ka drejtuar policëve që nëse nuk largoheshin do qëllonte drejt tyre. Njoftuam RENEA dhe u kërkuar negocimi. Falë negocimit u bë e mundur vetëdorëzimi i këtij shtetasi”.

Disa orë pas ngjarjes zona është mbajtur e rrethuar nga forca të shumta policisë, ndërsa janë ushtruar edhe kontrolle në banesën e Kryemadhit për të sekuestruar armën.

Tv Klan