Krijimi i një zone të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik me standard perëndimor pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 1.3 mld lekë, me zhvillues të projektit Bashkinë e Tiranës. Sipas planit të biznesit të publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, për implementimin e këtij projekti do të investohen në tërësi më shumë se 2 miliardë lekë duke parashikuar krijimin e 7 mijë vendeve të reja të punës.

Qëllimi i këtij projekti do të jetë tërheqja e investimeve të huaja direkte duke shfrytëzuar potencialin gjeografik të vendit tonë me dalje në det, në sektorë si industria automobile, farmaceutika, agropërpunimi etj.

Kjo zonë ekonomike është parashikuar të ndërtohet në Kashar si një nyje strategjike me autostradën Tiranë-Durrës për shkak edhe të përqendrimit aty të një sërë industrish si ajo e përpunimit, industria e rëndë apo ajo e ndërtimit. Gjatë 5-vjeçarit të parë të operimit parashikohen humbje të cilat do të reduktohen deri në vitin 2028, me një fitim në vlerën e 5.5 mln lekëve, ndërkohë që fitimi për vitin 2030 arrin në 7.3 mln lekë.

Tv Klan