Qytetarët: Jo maska në ambiente të hapura



Qytetarët: Jo maska në ambiente të hapura

20:17 17/05/2021

Më 15 Tetor 2020, Komiteti Teknik e vendosi si detyrim edhe në rrugë

Ulja e numrit të të infektuarve në vend ka sjellë dhe një ulje të vigjilencës së qytetarëve në përdorimin e maskës.

Moshat e reja janë ato që neglizhojnë më shumë, por edhe të moshuarit shprehen se janë të lodhur nga mbajtja e maskës në rrugë prej më shumë se 7 muajsh.

“Kur je me njerëz me turma duhet të rrish me maskë dhe të ruash distancën. Kur je në ajër të pastër të vlen më mirë të marrësh pak oksigjen”, thotë një qytetare.

Një pjese i ka dhënë siguri vaksinimi.

“Unë e kam bërë dozën. Maskën e kam në xhep se piva një kafe. Tani duke dëgjuar në televizor, ato që e kanë bërë vakisnën nuk është e nevojshme ta mbajnë”, thotë një qytetar.

“Askush nuk e përdor, as policia. Mendova se do ta hiqnin vendimin për të mbajtur një maskë”, thotë një tjetër.

Ka qytetarë që vijojnë i zbatojnë rregullat, dhe maskën e mbajnë rregullisht. Ndërkohë që shumë të tjerë shprehen se komiteti teknik i ekspertëve duhet që ta heqi këtë masë.

“Unë nuk e kuptoj pse e kanë kaq problem njerëzit maskën. Maska nuk duhet hequr dhe unë nuk do ta heq sepse të mbron edhe nga helmet që lëshojnë makinat dhe nga pluhuri”, shprehet një grua.

Prej 15 Tetorit të vitit të shkuar, maska është bërë e detyrueshme në çdo ambient përfshirë dhe ambintet e hapura.

Klan News










Të ngjashme