Mungon respektimi i masave anti-Covid

Afrimi i 31 Dhjetorit shtyu të moshuarit t’iu drejtohen masivisht postave në kryeqytet për të tërhequr pensionin dhe shpërblimin e fundvitit. Një situatë e tillë krijoi grumbullime në disa prej pikave.

Aspak distancë nuk u pa mëngjesin e së martës mes qytetarëve që qëndronin përballë postës në Allias. Ata shprehën edhe pakënaqësi ndaj vonesave në shërbim.

Në postat e ndryshme grupimet ishin të paevitueshme, gjë që krijoi shqetësim tek pensionistët.

Ndërkohë sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, shpërblimet e patërhequra në Dhjetor do të paguhen edhe pas 4 Janarit.

Tv Klan