RakicGoran Rakiç është kreu i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore.

Ai është fitues i zgjedhjeve lokale të zhvilluara të djelën në këtë komunë, pas refuzimit të Krstimir Pantiç për të marrë mandatin.

Pantiç fitoi në zgjedhjet e zhvilluara në dhjetor, por nuk pranoi të nënshkruajë dokumente me emblemën e Republikës së Kosovës.

Goran Rakiç dhe “lista Sërpska” fituan 52.6% të votave.

I dyti u rendit Oliver Ivanoviç, i cili ndodhet në burg dhe është nën hetim nga EULEX për krime lufte.

Në zgjedhje garuan edhe dy kandidatë shqiptarë nga PDK e LDK.