Rama bashkëpunim me Bashën? Zogaj: Nëse na çon në Europë, zgjedhim koalicionin e madh



Rama bashkëpunim me Bashën? Zogaj: Nëse na çon në Europë, zgjedhim koalicionin e madh

22:31 14/04/2021

Analisti Preç Zogaj thotë se nuk është i pamundur krijimi i një koalicioni të madh mes PS-së dhe PD-së për hir të integrimit europian.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, duke komentuar deklaratën e Ramës ditën e sotme që u shpreh i hapur për bashkëpunimin me Lulzim Bashën, Zogaj theksoi se edhe nga disa ndërkombëtarë është diskutuar kjo ide.

“Rama është i lodhur, edhe i velur ndoshta. Ka kohë që i vjen rrotull kësaj ideje. E kam konstatuar këtë gjë edhe në takime me disa ndërkombëtarë të cilët e diskutojnë këtë gjë sepse ata kërkojnë zgjdhje që Shqipëria të përshpejtojë integrimin. Është edhe diversioni i madh. Këto deklarata nuk ka arsye pse të bëhen sot. Vendimi ka nevojë për qeveri dhe opozitë. Nëse rezultati i zgjedhjeve imponon formula të tjera nuk është herezi. Nëse rezultati i zgjedhjeve imponon një formulë tjetër atëherë duhet të hapet një diskutim dhe duhet të kërkohet një zgjidhje. Nëse koalicioni i madh në çon më shpejt në Europë, ne zgjedhim koalicionin e madh”, u shpreh Zogaj. /tvklan.al







Të ngjashme