Ish – Kryeministri Berisha akuzoi në Parlament kreun e qeverisë Edi Rama se po saboton Reformën në Drejtësi. Sipas Berishës, Rama u thotë ambasadoreve se pengesë është bërë Ministri i Drejtësisë.
Sali Berisha, Deputet i PD-së: “Njeriu që saboton Reformën në Drejtësi është Edi Rama. Njeriu qe po mban peng byronë Kombëtare te hetimit. Thotë s’ma pranon Ylli Manjaini. Një ministri që nuk zbaton udhërin e kryeministrit të tij i thuhet “Mirupafshim”, por si thua dot se do të fillojë me Surrelin dhe të fillojë me pallatin 5-katësh”.
Kryeministri Rama u përgjigj duke thënë se paraardhësi i tij po bënte avokatin pa pagesë të LSI –së, ndërsa përgjigjen për akuzat se ai po saboton reformën, tha se do ta marrë nga populli.
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë:
“Jam i impresionuar nga avokatia që iu bë Ministrit të Drejtësië, tani besoj je gati të shkosh të bësh avokatin e LSI kundër Rilindjes Demokratike. Je impresionues në përpjekjen për t’u shfaq si avokat pa pagesë për LSI. Nëse jam unë sabotatori do t’ia lëmë popullit ta vendosë. Do e shikojmë në zgjedhje. Siç e patë kur u përpoqët t’u shisnit shqiptarëve teoritë që donim të bllokonim integrimin.”
Pavarësisht debateve ish-kryeministri Berisha i bëri thirrje për t’u ulur në tryezë, për arritje e konsensusit për Reformën në Drejtësi.
Tv Klan