Kryeministri: Ndërhyrjet të nevojshme për qytetarët dhe turistët

Rehabilitimi i sheshit kryesor, pedonales dhe fasadave të ndërtesave janë disa prej projekteve kryesore në të cilat po punohet në qytetin e Beratit.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë Ervin Demo inspektuan disa punimet, që sipas tyre do tu shërbejnë jo vetëm qytetarëve, por dhe turistëve të shumtë.

“Sot vetëm në zonën historike të qytetit janë më shumë se 35 bujtina që janë duke u ndërtuar. Energjia që po çlirohet është e jashtëzakonshme dhe kjo është falë investimeve nga qeveria, partnerët sepse besimi që është rikthyer në qytet është arritja më e madhe që ne kemi bërë.”  

Kreu i qeverisë inspektoi punën edhe në kantierin e parkut “Dua të luaj”, pjesë e programit të ri kombëtar për fëmijë e të rritur.

Të gjitha këto investime, sipas kreut të qeverisë synojnë të rrisin jo vetëm cilësinë e jetesës, por dhe të turizmit, që gjatë vitit 2023, numri i turistëve në qytetin e Beratit shkoi në 800 mijë.

Klan News