“Të gjitha rrugët e Myzeqesë të asfaltuara”

Të gjitha fshatrat e zonës së Myzeqesë pas një investimi të qeverisë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit janë të lidhura me rrugë të asfaltuara.

Kryeministri ja njeh meritën zv/Kryeministrit Erion Braçe që është deputet i zonës por kjo nuk e pengon që në çdo takim ku janë së bashku ta ngacmojë si për përmasat trupore ashtu dhe temperamentin e tij.

Të njëjtën gjë bërë dhe gjatë inspektimit të 3 shkollave të ndërtuara në Kolonjë në Seman e Kryekuq, njësi administrative të qarkut të Lushnjes.

“Erjoni e ka temperaturën gjithmonë 38 nuk mund të merret si shenjë simptomatike”.

Por Braçe u përpoq që ta hiqte vëmendjen nga vetja duke dashur të gjejë një “armik” të përbashkët me Ramen, dhe zgjodhi Presidentin e Federatës së Futbollit përplasjet publike me të cilin nuk mungojnë.

Por Kryeministri nuk e ndoqi pas zëvendësin e tij në këtë përpjekje.

Braçe: Kjo është një nga 100 fushat që i kërkon, se ç’është një President federate.
Rama: Fillove tani. Lëri këto.
Braçe: Këto i kemi bërë pa na dhënë ndonjë lekë ai.
Rama: Fillove luftën tani?

Gjatë pasdites Kryeministri Rama u ndal edhe në Divjakë ku pa nga afër një shkollë 9-vjeçare dhe një kopsht, të rindërtuara nga fillimi. Ndërsa në qendër vijon puna për ndërtimin e një parkimi nëntokësor.

Tv Klan