Synohet rikthimi në qendër aktivitetesh në 7 ditë të javës

Gjatë pushimit të mbledhjes së qeverisë dhe kryebashkiakëve, Kryeministri Rama inspektoi ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër.

I shoqëruar nga kryebashkiaku Benet Beci dhe Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri, Rama pa ambientet e jashtme të stadiumit, ku ka rinisur puna për ta rikthyer në një qendër aktivitetesh të ndryshme në shtatë ditë të javës.

Pasdite Rama inspektoi punimet për rehabilitimin e pallateve dhe vendosjen e sistemit kapot. Ndërsa pati dhe disa takime te ndryshme me qytetarët.

Tv Klan