Rama e Kurti flasin për dy projekte të ndryshme

Albin Kurti zgjodhi Tiranën për të zhvilluar vizitën e parë si kryeministër i Kosovës.

U prit nga kryeministri Rama dhe bisedimet mes tyre, që zgjatën afro dy orë, preken çështjet kryesore në marrëdhëniet dy-palëshe dhe rajonale.

Pika më e nxehtë ishte ajo e “mini-Shengenit” ballkanik, ku të dy kryeministrat nuk i fshehën ndasitë, me Kurtin që mban të njëjtën linjë që ka pasur Prishtina zyrtare para marrjes së detyrës si kryeministër flet për heqje barrierash mes dy vendeve dhe me Ramën që insiston se ky projekt ndihmon edhe Shqipërinë e Kosovën.

Dy kryeministrat nuk e fshehën që ndajnë qëndrime të ndryshme dhe për ecurinë e marrëveshjeve të nënshkruara nga qeveritë e mëparshme.

Kurti mendon se mes 2 qeverive duhet një fillim i ri i bashkëpunimi. Por Rama nxitoi ta korrigjojë duke i treguar se nevojitet vijimësi në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Dua që në këtë dekadën e tretë të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, çfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve tona, pra ato janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk presin në asnjë fushë”.

Në konferencën e shkurtër për shtyp 2 kryeministrat thanë se ka pasur edhe dakordësi mes tyre, siç është mbajtja e mbledhjes se radhës së 2 qeverive, në fund të Marsit në Shkodër.

Tv  Klan