Duke sqaruar pikat e planit financiar që u shpall sot për të përballuar situatën e shkaktuar nga Covid-19, kryeministri Edi Rama tregoi sesi do të bëhet kompensimi i rrogave të punonjësve që kanë pezulluar punën.

Ai tha se të gjithë do të paguhen aq sa i kanë pasur rrogat e munguara.

Por ai ka sqaruar se për ata punonjës të cilëve u është hapur aktiviteti i punës ku kanë qenë dhe nuk shkojnë, nuk do të kompensohen.

“Nëse aktiviteti është hapur dhe punonjësit nuk shkojnë në punë, nuk kanë kompensim”. /tvklan.al