Kryeministri Edi Rama është shprehur sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan se është i kujdesshëm në deklaratat e tij për raportet me Greqinë pasi nuk do t’i hedhë benzinë zjarrit.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se çështja është shumë e ndjeshme dhe ka “peshkatarë” dhe nga ana tjetër e kufirit.

Kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe nuk donim që t’i hidhnin benzinë zjarrit dhe ne dërguam marrëveshjen në Gjykatë Kushtetuese.

Siç ka peshkatar këtej ka dhe andej dhe unë nuk dua që të ushqej ata andej. Pala jonë është e përgatitur që ta çojë deri në fund këtë proces”, u shpreh Rama. /tvklan.al