Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se Rama po dëmton Shqipërinë në raport me Evropën. Shehi u shpreh se Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia e Veriut për negociatat.

Ky ka dëmtuar Shqipërinë si e gjithë, jo vetëm ne opozitën. E ka dëmtuar deri tani, se u bë 7 vjet që jemi jashtë. Kjo do jetë finalja fare, që do na ndajë nga Maqedonia, ai do shkojë vërdallë nëpër Evropë për lobingje. Ne na dëmton, por ne do i fitojmë prapë zgjedhjet, ne na ka bërë favore në raport me ndërkombëtarët. Nëse do e shikonin qartë, të shihnim se kush është i keqi dhe kush është i mirë, kuptohet”, tha ai.

Më tej u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse deklaratat e evropianëve kundër Ramës, janë një shkelje syri dhe në fund do i hapin negociatat.  

Unë po bëj arsyetimin, si njeri i politikës. Ishalla i shkelin syrin dhe të hapen negociatat”, shtoi Shehi./tvklan.al