“Kriminaliteti? Shifrat tregojnë se nuk është shqetësues”

Konfliktet për ndarjen e parcelave në plazhe, si ai në Velipojë që përfundoi me 4 viktima e 2 të plagosur, ka detyruar kryeministrin t’u drejtojë një paralajmërim të fortë bizneseve që operojnë në këtë fushë. Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë tha se policia do të monitorojë të gjithë bregdetin gjatë sezonit turistik.

Deklaroi situata kriminalitetit dhe sigurisë publik dhe rrugore nuk është problematike dhe as që ndikon tek turistët e huaj për të zgjedhur Shqipërinë për të pushuar. Tha se nuk sheh asnjë përgjegjësi tek Policia e Shtetit për rastet e fundit tragjike si aksidenti që i mori jetën një familje në autostradën e Vlorës, apo konflikti mes 2 komshinjve që u kthye në tragjedi në Velipojë. Por ashtu si ministri Çuçi problemin e sheh tek organet e drejtësisë, që lirojnë ata që policia i kap në shkelje si për armëmbajtje ashtu dhe tejkalim të shpejtësisë.

I vetmi rast ku sheh përgjegjës direkt policinë tha se është ai në Sarandë ku u lejua që lokali të qëndronte hapur tej orarit të lejuar dhe ku u përplasën me armë klientët me pronarin e tij.

Por pavarësisht se vlerëson punën e policisë, Rama pranon se ristrukturimi i lajmëruar i Policisë së Shtetit do të ndodhë më herët seç ishte parashikuar pikërisht për shkak të këtyre ngjarjeve, ndërsa lë të kuptohet se ristrukturim nuk do të prekë kreun e policisë.

Kryeministri u pyet edhe për situatën e krijuar në Bashkinë e Vlorës, për shkak të përplasjeve mes Këshillit Bashkiak dhe kryebashkiakut Dritan Leli, por preferoi të mos përgjigjej.

Tv Klan