Basha takohet me trupin diplomatik

Prioritetet e përbashkëta mes Shqipërisë e SHBA-së ishin në qendër të takimit të mirëseardhjes së Ambasadores Amerikane, Juri Kim me Kryeministrin Edi Rama.

Një takim, që siç thotë edhe kreu i qeverisë, për koincidencë u pasua nga mbledhja e qeverisë, që miratoi paketën AntiKÇK, si dhe ligjin special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar.

Ambasada e SHBA-ve përmes një postimi në faqen e saj konfirmoi mbështetjen për sigurimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Ambasadorja Kim falenderoi Kryeministrin Rama për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve të përbashkëta, ku SHBA angazhohet të mbështesë vendin tonë jo vetëm për zhvillimin demokratik, por edhe për t’u bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie.

Vetëm pak metra larg Kryeministrisë, në të njëjtën orë, një tjetër takim, Lulzim Basha dhe ish-deputetë e drejtues të kësaj force politike zhvilluan me ambasadorë të trupit diplomatik në Tiranë.

Mëngjesi i punës u zhvillua larg pranisë së medias dhe në fokus të tij ka qenë aktualiteti politik, reforma zgjedhore, ajo në drejtësi e SPAK

Jashtë vëmendjes nuk mbetën as çështja e dosjeve zgjedhore dhe ajo e Dekriminalizimit, nisur nga denoncimet më të fundit të bëra nga opozita për të shkuarën sipas saj kriminale të disa kryebashkiakëve të majtë.

Tv Klan