Kryeministri: Lojtarët e PD si fosile, LSI ka listën e SPAK dhe OFL

Disa orë pasi partitë regjistruan kandidatët zyrtarë për zgjedhje, kryeministri Edi Rama skanoi listën e kundërshtarëve politike. Kryesocialisti e shprehu hapur zhgënjimin për skuadrën që ka zgjedhur PD dhe LSI.

“Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, dhe natyrisht dezdemona Mesila Doda, Dash Shehi. Është e pabesueshme. Kjo është një skuadër  e futur për të mbajtur bashkë lojtarët në fushë në mënyrë që njëri të mos dehet në stol, tjetri mos vjedhi tutat e të tjerëve në stol, tjetri mos marri stolin dhe të iki në shtëpi. Për LSI-së nuk dua të humbas kohë është listë e SPAK dhe OFL-së”.

Teksa komentoi listat e partisë që drejton, kryeministri Edi Rama tregoi se pse emra të rëndësishëm të PS si Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko apo Mimi Kodheli janë lënë në zonën e riskut në listat zgjedhore.

 “Skuadrat ndërtohen me lojtarët që janë më në formë dhe që janë në gjendje në atë moment të përballojnë kundërshtarin dhe të fitojnë ndeshjen. Nuk ka këtu histori të tjera. Nuk janë stenda listat e deputetëve për të vendosur vazot e antikitetit”.

Një lojtar që ka humbur fuqinë e tij  për kryeministrin Edi Rama rezultoi dhe ish-ministri I Jashtëm Ditmir Bushati që u la jashtë listave të PS.

Ndërsa Ditmir Bushati, që ditën e parë u ndryshua si drejtues i Shkodrës ka zbritur nga treni dhe nuk është shfaqur me në asnjë aktivitet, në punët e PS. Ditmir Bushati ka disa mendime të tijat me të cilat unë nuk jam dakord, po këtu nuk ka asnjë problem. Nëse do të kishte punuar tokën do të ishte me shokët e vet. Dhe madje shumë nga ato që thotë nuk do i thoshte fare se aty ka qenë”.

160 kandidatët në listat e PS për Ramë janë fuqia e vetëndryshimit.

Klan News