Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka akuzuar shtetin dhe Prokurorinë se radarët që vëzhgojnë hapësirën detare nuk punojnë dhe askush nuk ka nisur hetimet.

Sipas, Ramës ky problem ka dy vite dhe shteti është në gjumë. Deputeti ka kërkuar që Prokuroria të nisë menjëherë hetimet dhe mosveprimi i shtetit është bashkëfajësi në krim.

 Deklarata e plotë e Luan Ramës :

 

Radarët nuk punojnë,

shteti në gjumë!

Në punë janë vetëm trafikantët!…

Po e them drejtpërdrejtë: Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD – thënë më thjeshtë sistemi i radarëve) në Republikën e Shqipërisë, anëtare e NATO-s, nuk punon!

Për të qenë më i saktë, ka gati dy vjet që ky sistem nuk është operacional! Ndërkohë, pagesat nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për mirëmbajtjen e këtij sistemi janë kryer rregullisht dhe në kohë!

Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq që shteti të zgjohet nga gjumi dhe institucionet e zbatimit të ligjit të kryejnë detyrën?!

Çfarë pret Prokuroria që nuk nis hetimet?

Apo që trafikantët e kriminelët të vazhdojnë të bëjnë siç kanë bërë?!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka denoncuar këtë realitet mbi një muaj më parë!

Dhjetë ditë më parë, unë publikisht i kam kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet! Çfarē pritet akoma?! Mosveprimi i shtetit është bashkëfajësi në krim!

Edhe një herë po e përsëris: radarët nuk punojnë! Shteti ende në gjumë! Në punë janë vetëm trafikantët!…

 

 /tvklan.al