Fton të rinjtë të bëhen pjesë e rindërtimit

Një shtëpi për çdo familje të dëmtuar nga tërmeti. Kryeministri Edi Rama e rikonfirmoi këtë në Marikaj, ku vëllezërve Ilir dhe Besnik Kodra të cilët me familjet e tyre jetonin në një banesë, iu dorëzuan 2 shtëpi të rindërtuara krejtësisht nga e para, bashkë me orenditë.

Që prej tërmetit të Shtatorit, në Marikaj janë rindërtuar 15 shtëpi. Më herët në shkollën teknike profesionale të ndërtimit “Gjergji Canco”, kreu i qeverisë ftoi nxënësit që të bëhen pjesë e programit të rindërtimit.

Për nxënësit që do të marrin pjesë në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, Kryeministri premtoi edhe pagesë.

Tv Klan