Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë vizituar panairin e organizuar nga policia, përballë Pallatit të Kongreseve.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se së shpejti do të bëhet prezantimi i uniformave të reja në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu u shpreh se policia ka marrë një përmasë dinjiteti, pavarësisht xhelozive e mllefeve që ekzistojnë.

“Sa më shumë policia do të sulmohet, aq më shumë jemi të motivuar ta çojmë përpara reformën”-

u shpreh Kryeministri./tvklan.al