Një 43-vjeçar francez dyshohet se është pacienti “zero” i prekur nga Covid-19 në Francë, që në Dhjetor të 2019.

Franca shpalli zyrtarisht rastin e parë me 24 Janar, por Amirouche Hammar pas analizave të kryera rezultoi se kishte qenë i prekur nga koronavirusi shumë më herët, që prej 27 Dhjetorit.

Në një intervistë për  “BFMTV”, Hammar tha se kishte përjetuar simptomat që sot i korrespondojnë Covid-19, por në periudhën që ai u shtrua në spital, mjekët nuk arritën të kuptojnë saktësisht se çfarë nuk shkonte me gjendjen e tij, duke dalë në përfundimin se kishte infeksion në mushkëri.

“Kisha dhimbje gjoksi, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje”.

Ende nuk është e qartë se si 43-vjeçari francez ra në kontakt me këtë virus, ndërsa dyshimet bien mbi bashkëshorten e tij e cila punon në një dyqan peshku afër Aeroportit Charles de Gaulle në Paris, më disa kolegë kinezë.

Ai thotë se në dyqanin në të cilin punon e shoqja, që nuk ka shfaqur asnjë simptomë të virusit, klientë janë përgjithësisht pasagjerë që vijnë nga shtete të ndryshme të botës.

Fillimisht mjekët dyshuan se ai kishte një grip të zakonshëm, por sërish ishin në mëdyshje për shkak të gjendjes së tij të rënduar.

Pas disa ditësh trajtimesh në spital, ai u kthye në shtëpi i rikuperuar.

Kina raportoi rastin e parë me koronavirus më 31 Dhjetor, por deri në atë datë nuk kishte ende asnjë rast të konfirmuar jashtë Kine. /tvklan.al