Pas mbërritjes së shtetasve afgan në vendin tonë ka pasur edhe një reagim nga Kryeministri Edi Rama. Në faqen e tij në Facebook Rama shkruan:

“Me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseardhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën”, shkruan Kryeministri Rama.

Klan News