Real dhe Barcelona në krizë

Nuk fitojnë prej disa javësh në La Liga

La Liga udhëhiqet nga Sevilla pas takimeve të javës së tetë edhe pse diferenca mes ekipeve që përfshijnë zonën e kupave të Europës është e ngushtë.

Vetëm 2 pikë ndajnë vendin e gjashtë me të parin. Rivaliteti duket i madh ndonëse Barcelona dhe Real Madrid kanë zhgënjyer në javët e fundit.

Kalatanasit nuk fitojnë prej 4 takimesh, madrilenët prej 3. Një situatë e tillë nuk përsëritej prej vitit 2009, por atëherë Barcelona e kishte siguruar titullin kampion.

Mediat shkruajnë se trajnerët Valverde dhe Lopetegui rrezikojnë shkarkimin. Një shenjë krize për ekipet që zotërojnë gjatë viteve të fundit futbollin në Spanjë.

Real Madrid për më tepër nuk po gjen më rrugën e golit në 3 ndeshjet e fundit në kampionat. Dy ekipet kanë pak kohë në dispozicion për t’u përmirësuar para sfidës së El Clasicos që do të luhet në “Camp Nou” më 28 Tetor. Për atë kryesfidë që vlen edhe për moralin, ekipet duhet të jenë gati.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*














Emisione