Spanjollet ofrojnë 200 milionë Euro për Mbappe, PSG e refuzon

Kilian Mbappe nuk do jetë pjesë e Real Madrid në këtë sezon, të paktën deri në Janarin e vitit 2022. Lajmi bëhet i ditur nga mediat franceze, që konfirmojnë se Pari Së Zhërme ka refuzuar ofertën e fundit të klubit “Los Blancos” në adresë të sulmuesit 22-vjeçar.

Sipas mediave spanjolle Real kishte ofruar deri në 200 milionë Euro për të siguruar shërbimet e talentit francez. Megjithatë klubi parizien nuk e ka pranuar, me Mbappe që tashmë do mbetet në Paris.

Qëndrimi i Mbappe duket se është një përpjekje e fundit për ta bindur të rinovojë në Francë. Ai deri më tani nuk ka pranuar asnjë nga propozimet e drejtuesve të PSG. Kylian Mbappe në këtë nisje sezoni ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 4 ndeshjet e para të kampionatit. Gjithsesi kontrata drejt skadencës në Qershorin e vitit të ardhshëm do e shtyjë ndoshta për të vijuar karrierën diku tjetër, sigurisht larg Lig Ë. Mbappe do jetë i lirë të zgjidh të ardhmen në muajin janar dhe më pas të firmos me skuadrën e re në muajit e verës me parametra zero.

Klan News