Një 64-vjeçar është bërë i pari burrë në Shtete e Bashkuara të Amerikës, që i është nënshtruar me sukses të parit transplant të organit gjenital.

Thomas Manning nga Massachusetts, si pasojë e një kanceri në vitin 2012 kish kryer një amputim të kësaj pjese të trupi.

Pas një operacionin që zgjati thuajse 15-orë në “Massachusetts General Hospital”, transplanti ka rezultuar me sukes, pavarësisht se mjekët kanë pranuar se pacienti kishte shumë probleme prej humbjes së gjenitaleve.

“Shpresojmë që kjo ndërhyrje rikonstrukstuese t’i japë hov një kësaj kirurgjie për të ndihmuar ata që kanë patur eksperienca të rënda dhe amputime të pjesëve gjenitale”

, ka thënë Dr.Curtis Cetrulo, një prej mjekëve, pjesë e ekipit që ka kryer këtë procedurë.

“Sot është një ditë e re, një fillim me shpresë që uroj ta kenë dhe persona të tjerë, që si mua, kanë patur të tilla probleme”

, ka thënë pacienti./tvklan.al