ekpertet

Pasditen e të hënës ekspërtët e nivelit të lartë dhe ekspertët e forcave politike do të mblidhen për të diskutuar mënyrën sesi do të integrohet rekomandimet e komisionit të Vencias në draftin e reformës në drejtësi.

Televizioni Klan kontaktoj ekspertët e shumicës dhe ata të opozitës të cilët konfirmuan se ka një vullnet të mirë për të punuar për të gjetur një zgjidhje konsensuale bazuar në raportin e komisionit të Venecias.

Burime të Televizionit Klan thonë se në takim nuk do të shkohet me një axhendë të përcaktuar më parë pasi të gjitha palët kanë rënë dakort se ky raport është udhërrëfyesi për të arritur ne një dokument të gjithë pranuar nga palët, të cilat do të duhet të tregojnë vullnetin politik me votën në kuvend.

Nëse ky vullnet për një zgjidhje konsensuale nuk do të arrihet nga ekspertët e të gjitha palëve atëherë është parashikuar që drafti t’i çohet edhe njehërë komisionit të Venecias për një opinion përfundimtare dhe vetëm pas kësaj dokumenti i reformës në drejtësi do të shkojë për miratim në Parlament.

Raporti paraprak i komisionit të Venecias u mirëprit dhe u përshëndet nga të gjitha partitë politike ndaj pritet që raporti përfundimtar të votohet me konsensus. Presioni i ndërkombetarëve është shumë i madh për klasën politike shqiptare për këtë këtë reforme që shihet si mundësia e artë ta trasformoj sistemin e drejtësisë, që aktualisht është ndër më të korruptuarit në Europë.

Tv Klan