E ndërsa kërkojnë hapjen e kufijve, refugjatët sirianë vazhdojnë protestat e tyre, ata kanë vendosur tenda në autostradën që lidh Maqedoninë me Greqinë me qëllim bllokimin e saj.

Në të njëjtën kohë, refugjatët janë duke protestuar edhe në kampin Idomeni, ku rreth 12 mijë refugjatë bllokojnë hekurudhën, duke kërkuar kështu që të udhëtojnë për në Evropën Perëndimore.

Moti i keq me shi dhe erë të fuqishme i ka prishur tendat, duke lënë një numër njerëzish nën qiell të hapur.

Revolta e tyre kulmoi, kur para dy ditësh, dy refugjatë i vunë flakën vetes, ndërsa situata po vjen e rëndohet ende më shumë./tvklan.al