Rihanna është shprehur se rikthimi te veshjet plot stil në daljet e saj në publik pas dy shtatzënive ka sjellë një “rizbulim” personal. Këngëtarja tha se nisi të ndihej “shumë rehat” me pizhama e tuta pas lindjes së djalit të dytë.

RiRi ka dy djem me reperin A$AP Rocky, RZA Athelaston Mayers që erdhi në jetë në 2022 dhe and Riot Rose Mayers që lindi në 2023. Pasi lind fëmijë, moda kthehet në gjënë “më pak të rëndësishme”, tha ajo.

Me shtatzëninë e parë, ndihesha sikur mund të vishja taka gjithë kohën. Por në shtatzëninë e dytë, ke një fëmijë të vogël, një bark të fryrë, është dimër,  ke pallto, një çantë fëmijësh. Thua: taka? Ndoshta jo. Prandaj u bëra pak më krijuese me stilin e rehatisë. Më pas isha shumë rehat pasi linda të dytin dhe vishja robdeshambër, pizhama, tuta. Tani po luaj sërish. Tani po argëtohem me veshjet e mia”, u shpreh RiRi për BBC.

Rikthimi në qendrën e vëmendjes dhe të menduarit për modën e ka bërë RiRi-n të “rizbulojë” dhe i ka dhënë mundësinë “për t’i lejuar vetes hapësirën mendore që t’i afrohet dollapit të saj dhe të krijojë”.

Pasi lind fëmijë, moda kthehet në gjënë “më pak të rëndësishme”, tha ajo. “Por bën diçka për ty si grua dhe si nënë, gjë që është e rëndësishme për ne”.

Gjatë shtatzënive, Rihanna u quajt një ikonë pasi rishkroi rregullat e modës duke refuzuar të vishte rroba të zakonshme për gratë shtatzëna.

“Refuzova vërtet të blija veshje për gra shtatzëna.Thashë që çfarëdo të më bëjë, do të funksionojë. Kjo më bëri të sfidoja veten që të tregohesha më e zgjuar me stilin tim”.

Veshjet e 36-vjeçares janë konsideruar të përshtatshme për modën e lartë, por janë përshkruar si “të arritshme” nga kushdo për shkak të përdorimit të veshjeve të përditshme./tvklan.al