Rekord viktimash nga Covid në Kosovë



Rekord viktimash nga Covid në Kosovë

21:00 30/07/2020

Në 24 orë humbën jetën 16 persona


16 të prekur me Covid 19 kanë vdekur brenda 24 orësh në Kosovë që shënon shifrën rekord të të vdekurve deri më tash nga ky virus.

Në mesin e tyre është edhe një mjek i cili ka humbur betejën me  Covid 19 duke e dërguar në 5 numrin e mjekëve të vdekur.

Ndërsa vdekja e 27-vjecarit nga Kamenica shënon edhe vdekjen me moshën më të re nga virusi në Kosovë.

Gjendja në spitale të Kosovës është alarmante. Të prekur me Sars Cov janë duke u trajtuar mbi 600 paciente.

Ndërsa kjo fotografi tregon më së miri se pacientëve ndonjëherë u duhet të trajtohen në korridore të spitaleve për disa orë derisa tu lirohet ndonjë shtrat.

Numri i përgjithshëm i personave të prekur me koronavirus në Kosovë ka arritur shifrën 80104 ndërsa numri i rasteve aktive është 3429.

Për shkak të kësaj gjendje alarmante qeveria ditë më parë ka ndërmarrë masa shtesë ndërsa Bashkësia Islame e Kosovës ka ndryshuar vendimin dhe nesër nuk do të ketë falje të namazit të Bajramit në xhami.
Tërnava gjithashtu u ka bërë thirrje besimtarëve islam që të pezullojnë vizitat në familjarë në këtë festë të Kurban Bajramit. 

Tv Klan




Të ngjashme