“Zerosettanta”, për të festuar 70 vjetorin e lindjes së tij

Del në treg më 30 Shtator “Zerosettanta – Volume tre”, i pari nga tre disqet që përbëjnë një vepër të vetme, madhështore dhe ambicioze të këngëtarit të famshëm italian Renato Zero, për të festuar 70 vjetorin e tij të lindjes.

Dy albumet e tjerë do të dalin më 30 Tetor dhe 30 Nëntor. Vetë arstisti ka deklaruar se ky nuk është funeral, por rilindja e tij.

Periudha e pandemisë, siç shprehet Zero, i ka shërbyer për të parë brenda vetes dhe për t’u përballur me të. Dhe “Zerosettanta” duket sikur është pjellë e një nevoje imediate për të shkruar, shpehur e komunikuar.

Vetë Zero thotë se 70 vjetori e ka vënë në presion, duke i ngushtuar për herë të parë horizontin ose duke i kujtuar faktin se koha përfundon për të gjithë.

Tv Klan