Nën ujë mbi 4 mije ha tokë bujqësore

Situata e përmbytjeve vijon të rëndohet në Shkodër. Mëngjesin e kësaj të mërkure, sipas raportit ditor, rezultonin nën ujë 4005 ha tokë.

Në zonën nga Ana e Malit sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1270 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, ku kalohet vetëm me mjete të larta si dhe Muriqan, Oblikë, Velinaj dhe Shtuf.

Probleme ka edhe në rrugën që lidh fshatrat Shirq-Darrgjat, e cila është e bllokuar dhe prezenca e ujit arrin në 150 centimetër. Tashmë uji ka përmbytur edhe oborret për rreth 121 shtëpi.

Tv Klan