gripi3Shkon drejtë rëndimit situata nga Gripi i Derrit në vend. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot pasdite për 10 raste të reja të personave të prekur nga virusi AH1N1 duke e çuar numrin e të prekurve në 55 në të gjithë vendin.

Në këto kushte mjekët apelojnë për kujdes dhe për marrjen e masave parandaluese.

Sipas specialistëve duhet të shmangen vendet e populluara ndërsa këshillohet larja e shpeshtë e duarve.

Deri tani, në vendin tonë, nga ky virus kanë humbur jetën 2 persona.